A do e shpërndajë Meta Kuvendin? Presidenca kërkesë KQZ-së

Përmes sekretares së Përgjithshme, Presidenca i është drejtuar sot me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përmes së cilës i kërkon t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve.
Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit në shkallë vendi, si edhe lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për cdo zonë zgjedhore për çdo subjekt.

