Sulmi me grusht, Gert Shehu kërkon që të mos ndiqen penalisht truprojat e Sali Berishës

Personi që qëlloi me grusht Sali Berishën, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat që e dhunuan pas sulmit që i bëri ish kryeministrit.
Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje, pasi 31-vjeçari ende ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të goditjeve të marra. Por Shehu duket se ka vendosur që të mos i kallëzojë penalisht.
Kujtojmë se Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre.
Aktualisht, Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mirë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie.
Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. Ndërsa ka theksuar se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.