Meta bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit në veri të Kosovës: Rrezikohet paqja dhe stabiliteti në rajon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmet ndaj Eulex dhe Policisë në veri të Kosovës.

Meta bën thirrje për vendosjen e atorëve para drejtësisë, dhe thotë se duhet të shmangen provokimet që të shkohet në përshkallëzim të situatës, çka do të minonte sigurinë në Kosovë dhe do të rrezikonte paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shprehet kryetari i PL, Ilir Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT