Berisha kujton arritjet e PD, sulmon sërish Bashën: Kur shqiptarët qanin me ngashëri, në krye të opizitësh bëheshin plane për ndarje postesh me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në 32 vjetorin e themelimit të PD ka mbledhur demokratët dhe mbështetësit e kësaj force politike ndër vite.

Gjatë fjalës së tij Berisha listoi të gjitha arsyet për të cilat PD u themelua dhe të gjitha arritjet dhe parimet e kësaj partie ndër vite.

Berisha as kësaj here nuk harroi të sulmonte ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se teksa shqiptarët qanin me ngashëri për humbjen e 25 prillit, ai bëntë pazare me kryeministrin Edi Rama për ndarjen e posteve.

Gjithashtu kreu i PD tha se pas këtyre pazareve erdhi dhe shpallja non-grata e tij nga SHBA. Ky vendim sipas Berishës erdhi pasi ai nuk do të lejonte kurrë që Partia Demokratike të bëhej levë e PS.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

PD u themelua 32 vite më parë parasëegjithash si një parti e lriive dhe të drejtave të shqiptarëve, njerëzve më të shtypur të europës dhe planetit. U themelu si parti e vlerave demokratike dhe ekonomisë së vendit. U themelua si parti e evokacionit të kombit shqiptar në një shqoëri e cila jetonte në shkëputjen më të plotë dhe izolimin më të thellë nga trungu i saj dhe izolimin më të plotë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiotar, u themelua si partia atshetare gardiane dhe avokate e interesit kombëtar. Në këto parime kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotivë e proceseve integruese europiane dhe euroatlantike. Në 4 vite vendosi tregun e liri në tregun e ekonomisë dhe 30 % e prodhimit të vijë nga sektori privat.

Ng 204 dollarë për frymë arriti që shqiptarët të dalë në krye me rrogë mesatare nga të gjitha vendet e ballkanit. Ajo bëri gabime historike me tolerimin e skemave piramidale, dorëzoi pushtetin me votë, përzuri po me votën e lirë ata që erdhen me rebelim në pushtet dhe në vitin 2013 në përputhje me kodin më të thellë të demokracisë pranoi rotacionin dorëzoi pushtetin dhe doli në opozitë. Në këtë kontekst kjo histori është historia më demookratike e një force politike është dëshmia më e fortë e karakterit demokratik të saj. 7 vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë, të jesh në opozitë nuk është turp, përkundrazi të jesh opozitar i vërtetë është nder dhe jep pushtei moral i vendit.

Je pushteti moral sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve sepse nuk të josh asgjë tjetër përveç interesit të tyre sepse shfrytëzon kohën për tëp ërgatitur një alternativë të re që do e çojë drejt fitores popullin që të beson. Por mjerisht kjo nuk ndodhi me PD, kjo parti për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të kreut, përshkaqe të tjera abolutisht që nuk kishin të bënin asgjë me anëtarët e PD ajo u shndërua në një dekor në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal, nha vjedhja ne vjedhje. Dhe në zgjedhjet e 25 prillit një besim i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë, i popullit opiztiar u tradhëtua u shkelmua për interesa më të ulëta vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS dhe Edi Ramës. Në një kohë kur demokratët qanin me ngashmëri për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane ndarje postesh  për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

Blinken sanksionon Sali Berishën i cili ja u them skishte asnjë rol përveç njërit nuk do pranonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT