32-vjetori i PD / Meta nuk mungon te festa e Sali Berishës, asnjë ambasador i pranishëm! Flasin figurat e spikatura….

Sali Berisha ka organizuar sot 32-vjetorin e Partisë Demokratike.

I pranishëm krah tij ishte Ilir Meta, i cili ka munguar ndërkohë në çdo ditëlindje të socialistëve.

Mes të pranishëmve është vënë re mungesa e aleatëve perëndimorë të PD dhe ambasadorëve.

Në fjalën e tij nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi janë ato që i duhen demokracisë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa herë vijën e kuqe.

Mes personave që kanë folur ishin edhe figura te spiktatura si Rudina Hajdari, Besart Xhaferri dhe analisti i pavarur Artan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT