FOTO/ Baza ushtarake bllokohet nga barrikadat e serbëve, KFOR u dërgon ushqime nga ajri

Për të katërtën ditë, veriu i Kosovës vijon të jetë mes tensionesh, teksa serbët kanë ngritur barrikada në pikat kufitare.
Barrikadat kanë bllokuar dhe një nga bazat e KFOR-it, të cilët nuk kanë mundësi lëvizjeje.
Mësohet se sot KFOR-i u ka dërguar ushqim me dy helikopterë, si e vetmja mënyrë për të tejkaluar barrikadat.
Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve, megjithatë nga pala serbe nuk shihen shenja tëtheqjeje.