Ishte në orbitën “kuqezi”, Milani po përgatiste ofertën! Por vjen lajmi i hidhur për Brojën

Që do të ishte një dëmtim i rëndë kjo u kuptua në momentin e parë kur Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s dhe nisi duke bertitur, aq sa edhe kundershtaret u shqetesuan per gjendjen e tij.
Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe. Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm.
Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.
Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë.
Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge. Per Brojen ky sezon ka perfunduar dhe tashme pritet te kthehet ne vere.
Edhe ato klube qe interesoheshin per te duket se do te ndryshojne mendje per te pare si do te rikthehet nga demtimi qe ka pesuar. Nje fat i keq per shqiptarin, qe ishte edhe ne orbiten e Milanit…