Restauruesit e Hamamit të Krujës do ndërtojnë qendrën e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit

Qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, që tashmë menaxhohet nga AADF, do të ndërtohet nga CHwB Albania, një organizatë e kritikuar më parë për restaurimet me cilësi të dobët në Krujë dhe Gjirokastër.
Forumi për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore e quan si qokë të radhës, shpalljen fitues të kompanisë që ka drejtoreshë Lelja Hadzic, pasi kjo e fundit ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve që hartuan planin për menaxhimin e Butrintit, që i hapi rrugë dhënies me koncesion te AADF.
Reagimi i Forumit:
Qoka e rradhës me Butrintin
AADF njofton se përfundoi faza e parë e Konkursit Ndërkombëtar për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Mes kater finalisteve eshte dhe propozimi i CHwB Albania, drejtoresha e te cilit eshte Lelja Hadzic, e njohur per “restaurimin” unik te hamamit te Krujes.
Duhet te kujtojme se po ajo ishte pjese e grupit te eksperteve qe hartuan planin e Menaxhimit te Butrintit, duke lehtesuar kalimin e tij ne duart e AADF. Me fjale te tjera, njera dore lan tjetren, te dyja duart lajne fytyren.