Rama jep lajmin: Me kërkesë të Gjermanisë, jemi të lumtur të presim pranverën e ardhshme Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me përfaqësuesit diplomatik gjatë mbrëmjes së djeshme.

Gjatë fjalimit të tij Rama ka renditur disa nga sukseset që Shqipëria ka arritur në arenën ndërkombëtare, nga çelja e negociatave për anëtarësim në BE, te përfaqësimi në nivelet më të larta në OKB dhe organizimi i Samitit të BE-së në Tiranë.

Por ka dhënë edhe lajmin e mirë se në pranverën e ardhshme, Shqiperia do të jetë mikpritëse e një tjetër Samiti, atij te Procesit të Berlinit, me propozim të Gjermanisë.

”Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit.

Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit tëpaharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresëpozitive  tek  të  gjithë  ata  që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë.”, theksoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT