5 shtete s’njohin pavarësinë e Kosovës, Kurti: Nuk besoj do jenë kundër anëtarësimit

Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin pavarësinë e Kosovës.
Por kryeministri Albin Kurti, nuk beson që këto vende do ta pengojnë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Këtë e tha në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, pasi ka dorëzuar në presidencën Çeke aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Siç e dimë kur ne e kemi firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, pesë shtetet që nuk e njohën shtetin e Kosovën ishin dakord. Nuk besoj që pakica e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të jenë kundër nesh që të jemi në familjen evropiane”, tha Kurti.