Merr pjesë në aktivitetin e ambasadores Yuri Kim/ Meta “sfidon” Berishën, e ‘tradhëton’ sërish…

Ilir Meta ka ‘sfiduar’ sërish aleatin e tij Sali Berisha, duke bere ate qe di te beje me mire: “tradhetine”.

Ai ka qenë i pranishëm në prezantimin e një dokumentari të Ambasadës amerikane për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

“Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies.

Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.

“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë.

Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.

Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA.

Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje”, bën me dije Ambasada amerikane.

Kjo është e disata herë që Meta shfaqet në krah të ambasadores amerikane, ndërkohë që Sali Berisha është duke e sulmuar atë me gjithë artilerinë e tij mediatike./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT