Mitsotakis: Shqipëria, asnjë të ardhme në BE pa parë ne vepra
Lideri i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, brenda 24 orëve në intervistat e tij në dy kanale televizive private, i është referuar midis të tjerash edhe marrëdhënieve me Shqipërinë si një nga pikat kryesore të politikes së Jashtme që ai do të zbatojë pas zgjedhjeve të 7 korrikut.
“Dua ta them edhe tek ky emision dhe ta dëgjojnë mirë edhe në Tiranë se ecuria europiane e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse Shqipëria nuk respekton me vepra të drejtat e minoritetit kombëtar grek”,tha Mitsotakis lideri i Demokracisë së Re.
Një ditë më parë Mitsotakis i kishte çuar mesazh Tiranës duke paralajmëruar edhe per sanksione në rrugën e saj europiane dhe marrëdhëniet bilaterale.