“Berisha dhe Rama janë bashkë”, Roland Bejko: Politika, e terrorizuar nga zgjedhjet në SPAK

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se politika shqiptare është e terriorizuar nga zgjedhjet e sotme në SPAK, ku drejtuesi i ri i këtij institucioni, u zgjodh Altin Dumani.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko u shpreh se reagimi i ashpër i sotëm nga krydemokrati Sali Berisha dhe ai i kryeministrit Edi Rama kohët e fundit për SPAK-un, tregon se ata të dy janë bashkë.

“Ajo që më gëzoi shumë sot, ishin dy momente. Momenti i parë ishte kur pashë në një linjë, jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit, atë që njihet si ‘Trekëndëshi i Bermudës’, jo pse e ka thënë Basha, që të paktën dy prej tre krahëve të ‘Trekëndëshit të Bermudës’, ishin shumë agresiv ndaj të gjithë procesit që po ndodhte dhe besoj kjo e detyroi edhe abasadoren amerikane të reagonte fort këto ditë, ku ajo ka kërkuar që të mos ndikohet procesi nga presione të ndryshme që vijnë nga politika apo krimi i organizuar.

Acarimi sot i zotit Berisha që ishte në kupën e qiellit si anjëherë tjetër dhe fakti që Edi Rama gjithë këto kohë nuk ka qenë i qetë, më bën të besoj se këta janë bashkë. Ajo lloj narrative që unë kam një vit e gjysmë që e artikuloj, politika shqiptare është bashkë dhe është e terrorizuar. Ka dy mënyra për ta larguar një klasë politike të vjetër të korruptuar. Njëra është që shumica e popullit të bëhet bashkë për ta larguar me votë dhe mënyra e dytë përmes drejtësisë, t’ua heqësh drejtësinë nga duart”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT