Veriu nuk shpëton nga moti i keq/ Bllokohet aksi Kukës-Shishtavec, ja si paraqitet situata

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun Kukës.

Mësohet se aksi rrugor Kukës-Shishtavec është bllokuar si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, duke shkaktuar bllokim të automjete që kalojnë përmes këtij aksi. Mësohet se masivet me gurë dëmtuan edhe trupin e rrugës.

Bllokimi i rrugës ka zgjatur pothuajse disa orë mëngjesin e sotëm, ndërsa aktualisht kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

Deri më tani nuk raportohen të ketë ndodhur ndonjë aksident rrugor në këtë aks. Masive me inerte kanë dëmtuar edhe disa akse te tjera drejt Peshkopisë por është rrugë rurale në njësinë administrative Malzi, Surroj, por edhe të tjera në bashkinë e Tropojës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT