Zelensky PARALAJMËRON: Rusia mund të nisë sulme më të rënda, ka mjaft raketa

Rusia ka mjaft raketa për të kryer sulme edhe më të rënda kundër Ukrainës, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky, pas një vale sulmesh ruse.

Inxhinierët po vazhdojnë punën për të rivendosur energjinë elektrike pas sulmeve masive të së premtes ku u përdorën 76 raketa.

Sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën civile, pasi temperaturat bien nën zero në shumë rajone.

Presidenti rus Vladimir Putin është konsultuar me komandantët e tij ushtarakë për të ardhmen e luftës. Kremlini thotë se Putin e kaloi gjithë të premten në selinë e operacionit ushtarak të Rusisë.

“Do të doja të dëgjoja sugjerimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, tha presidenti rus.

Në takim ishin edhe ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Kievi ka akuzuar Moskën për përdorimin e dimrit si armë duke synuar objektet thelbësore ndërsa temperaturat bien. Por presidenti rus në fillim të këtij muaji u zotua të vazhdojë të godasë infrastrukturën e Ukrainës , duke thënë se kritikat ndaj sulmeve të Rusisë nuk do të ndërhyjnë në “misionet luftarake” të saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT