A do ta vazhdojmë luftën në Ukrainë? Putin në mëdyshje për sulmet e radhës, pyet personelin ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka pyetur personelin e tij të lartë ushtarak se si mendojnë, “a duhet të vazhdojë lufta në Ukrainë”.
Kjo u bë me dije sot nga Kremlini zyrtar, pasi lideri rus bëri një vizitë në selinë e atyre që ishin përfshirë në fushatën ushtarake e cila filloi në fund të shkurtit.
Pamjet e shpërndara nga Kremlini tregojnë Putin duke u takuar me rreth 12 zyrtarë ushtarakë në një tryezë rrethore, të rrethuar nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zyrtari i lartë ushtarak Valery Gerasimov.
Më pas ai u shfaq në krye të një tavoline tjetër konferencash, duke kërkuar sugjerime nga komandantët e tij ushtarakë.
“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim operacional dhe do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, deklaroi Putin.