Gazetari i Bild paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja të hënën

Gazetari Pieter Tiede i Bild ka njoftuar këtë të djelë nëpërmjet rrjeteve sociale se do të bëjë publike të tjera përgjime në lidhje me pazaret elektorale në Shqipëri.

Tiede ka thënë se përgjimet e tjera do publikohen të hënën pasdreke.

Tiede bërjen publike të përgjimeve të tjera e kishte paralajmëruar edhe më parë, duke thënë se ata do të jenë edhe më të “rënda” se paraardhëset e tyre.

Në 6 përgjimet e mëparshme të publikuara në Bild shfaqeshin biseda mes disa zyrtarëve të partisë Socialiste në Durrës dhe Shijak dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si truri i bandës së Shijakut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT