Prej 10 ditësh veriu i Kosovës i bllokuar, serbët s’i heqin barrikadat edhe pas thirrjes së ndërkombëtarëve

Prej 10 ditësh veriu i Kosovës vijon të mbetet e bllokuar me vendosjen e barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiç.

Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të hiqen me urgjencë barrikadat, ata vijojnë të jenë ende aty, duke mbajtur të bllokuar verin e Kosovës.

Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Lidhur me këtë kërkesë nga KFOR kanë thënë se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT