“Ti nuk di procedurën, mos kujton se diplomatët…”/ “Non grata” e Berishës fut në sherr analistët: Ke probleme me gishtat!

Analistët Neritan Sejamini dhe Lorenc Vangjeli, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe provat që ka DASH për korrupsionin e tij, siç pretendohet.

Sejamini tha se DASH nuk mund të ketë prova që implikojnë Berishën në vepra penale, pasi nuk është institucion i zbatimit të ligjit.

Ndërsa sipas Vangjelit, në DASH ka një “ekip gjigand” që punon për këtë punë dhe ka fakte edhe për Berishën.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Domethënë iu tek një ditë për çështje humori dhe dizenjoi non-grata Berishën? Ka një ekip kaq gjigand…

Lorenc Vangjeli: Në kaq filtra sa nuk ta ha mendja. Ti mendon si puna jonë në kafe që mblidhemi?

Lorenc Vangjeli: Atëherë ke probleme me gishtat.

Lorenc Vangjeli: Ta kanë thënë vetë amerikanët, se instituionet tona kënë punuar…

Neritan Sejamin: Ti nuk e di farë këtë procedurë. Është mjet politik, për t’ju bërë presion qeverive për të luftuar korrupsionit. Sipas teje diplomatët bredhin nëpër lagje dhe hetojnë politikanët?!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT