Deputeti i PD ankohet në Komision: Shoferi im bëri parakalim të gabuar dhe iu mor patenta, por ne kishim hall! Pëllumbi: Kodi është i njëjtë për të gjithë

Po zhvillohet Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, ku po diskutohet shqyrtimit të projektligjeve: “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Deputeti i PD, Ramadan Likaj gjatë fjalës tha se shoferit të tij i kishin hequr patentën për një parakalim të gabuar, teksa tha se kihste një hall dhe duke kërkuar në Komision që të qartësohen ndarjet, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.

Kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi ka reaguar duke thënë se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë u Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, por lidhur me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve. Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja…

I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo! Unë dhe në këtë moment besoj e shpresoj të mos jetë veprim politikë. Është absurde.

Nuk duhet të keqkuptohen. Kur ti paraqet një hall apo problem familjar.

Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Të sigurojmë jetën të parën. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT