Përplasje bandash rivale serbe/ Rrëmbehen edhe dy gra serbe në veri të Kosovës, dërgohen në Serbi

Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të Kosovës. Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekretë të Serbisë.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se dy të rrëmbyerat kanë fëmijë.
Mësohet se rrëmbimi i tyre ka ardhur si pasojë e larjes së hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.
Po sot, në veri të Kosovës janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët janë dërguar menjëherë në Serbi./m.j