Dashamir Shehi: I kemi bërë dy peshqeshe Ramës, që nga 2008 nuk ka më politikë

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar situatën politike në vend. Ai u shpreh në një inteërvistë në “Faxnews” se opozita sipas tij “i ka dhuruar dy peshqeshe” kryeministrit Edi Rama. Ai e argumenton këtë duke thënë se gabi i i parë ishte u tërhoqën nga reforma dhe bënë betimin dhe gabimi i dytë ishte kur bojkotuan zgjedhjet lokale.
Shehi: Primaret janë dicka brenda një partie, primaret janë në PD në na duhen një palë primarë të tjera të fitojmë. PD duhet të kapërcejë vetveten,formulimet që kisha unë si duket nuk ju leverdisën.
Unë isha për sondazh, është mbi qytetaret kjo gjë. Tani je jemi të gjithë kundër Ramës, formula për tu bashkuar, të jemi të gjithë rreth kandidatit për deputet.
Këtu nuk ka më parti të mëdha apo të vogla këtu janë zgjedhje administrative dhe mund të humben lehtë. Ne i kemi bërë dy peshqeshe Ramës: Tetë vite më parë që u dorëhoqëm nga reforma që formë betimi. Dhe e dyta fatale që dolëm nga zgjedhjet administrative dhe ja dorëzuam bashkinë të majtes.
Që nga 2008 nuk ka më politike në vend, nuk prodhohen më parti. Këto që janë në pushtet kanë mbushur kupën.