Punimet për Qafën e Murrizit, Balluku: Nuk e ka marrë njeri mësysh, nëse do ishte ashtu do i ‘këndonim’ diku

Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku mori fjalën në seancën maratonë. Balluku foli rreth punimeve për Qafën e Murrizit duke theksuar se nuk e ka marrë njeri mësysh, nëse do ishte ashtu do i këndonim diku.

‘Qafën e Murrizit nuk e ka marrë askush mësysh, nuk është cështje syri, aty toka është argjilore, me prodhime të shumta. Të kishte qënë syri i keq do i këndonim diku. Sot mirëmbajtja e akseve është më e mirë se kushdo tjetër. Do hapim garën në 2023 për aksin Milot-Balldren.

Rrini pa merak, mua më pëlqen biseda kontruktive, shqetësimet tuaja janë adresuara.’- tha Balluku./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT