“Ti je palaço cirku, zagar…”/ Deputetët e PD kërkojnë masë disiplinore për Ramën pas debateve me Bardhin

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar masë disiplinore për kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa ka ardhur pas debateve të Ramës me deputetin demokrat Gazment Bardhi, moment gjatë të cilit iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese.
Ndërkohë që bardhi e quajti Ramën “legen dhe mafioz”, kryeministri iu drejtua atij me fjalët “palaço cirku”.

