Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK thërret Afrim Tolën, ish-shefin e Klubit

Ish- shefi i Klubit Partizani, Afrim Tola ditën e sotme është është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tola do të merret në pyetje në lidhje me aferën e privatizimit të Kompleksit Partizani. Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-drejtorin e Kompleksit Isa Tare.
Tola ka qenë më parë drejtor i KS Partizani Tiranë në vitet 2000. Në lidhje me ketë aferë më parë është marrë në pyetje nga SPAK dhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriaz, ish ministri Fatmir Mediu dhe ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli.
Kujtojmë se ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ai i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë aferën në privatizimin e pronave të “Klubit Partizani”.
Balla akuzoi dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, i cili është futur si aksioner tek kompania Homeplane dhe kjo kompani sipas tij në bashkëpunim edhe me Kontakt kanë aplikuar për leje ndërtimi në zonën e ish-kompleksit.