Gjiknuri në përgjime: Po të nis një furgon me çuna, janë problematikë

Disa nga përgjimet e botuara në gjermanen BILD janë edhe video.

Në një prej tyre shfaqet ish-ministri Gjiknuri i njihur për skandalin e Unazës.

Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT