Nisma e veçantë e dy qytetarëve në Lezhë, Babagjyshi zbret në qytet, shpërndan dhurata për fëmijët

Një nismë të veçantë kanë ndërmarrë dy persona në Lezhë. Ata kanë vendosur që në vigjilje të Krishtlindjeve të surprizojnë fëmijët e qytetit.

Personat në fjalë janë shfaqur në qytet të veshur si babagjysh dhe me slitë, ku u kanë shpërndarë edhe dhurata fëmijëve, duke i gëzuar pa masë.

Ilir Marvukaj i veshur si Babagjysh tha se Krishtlindja është një festë e veçantë, ndaj vendosi që ta urojë në këtë mënyrë dhe se kjo është një nismë që ndodhe për herë të parë në Lezhë.

“Se këto janë festa më të bukura dhe i uroj shqiptarë gëzuar Kritshlindjet, po presim fëmijët që të bëjmë foto dhe të marrin dhuratat. Kemi një orë që kemi lëvizur përgjatë qytetit, njerëzit janë gëzuar shumë, është hera e parë që bëhet në qytetin e Lezhës. Gëzuar, mbarësi dhe vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët” tha ai për “Report tv”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT