Berisha i bëri thirrje ta refuzojë/ Ligji i posaçëm për portin e Yahteve në Durrës, presidenti Begaj firmos dekretin

Edhe pse një ndër ligjet dhe projektet më të debatueshme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar të mërkurën ligjin për portin e Yahteve në Durrës.

Kështu është dekretuar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit.

Ligji kaloi në kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pasi u kundërshtua nga opozita si një ndër aferat korruptive më të mëdha të vendit. Madje Berisha dhe tye tijte i bene thirrje presidenti Begaj qe te mos e firmose.

Opozita akuzon Ramën se ai ka lidhje dhe interesa personale në këtë projekt, ndërkohë që projekti ka ngritur shqetësimeve edhe nga BE-ja.

Shteti shqiptar do t’i japë investitorit privat më shumë se sa  812 600 m2 truall, ndërsa një pjesë e marrëveshjes me të është sekret nga qeveria.

Dekreti i presidentit:

Dekret nr. 13886 Tiranë, më 21.12.2022 BAJRAM BEGAJ/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT