Kush po kërkohet?/ FNSH aksion të befasishëm në Vlorë, blindohet qyteti bregdetar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një aksion në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Forca të shumta të FNSH-së dhe furgona policie kanë ‘zbarkuar’ në qytetin bregdetar.
Efektivët kanë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës. Po ashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” si dhe në brendësi të qytetit.
Nga aksioni i FNSH-së po kërkohen persona që lëvizin me armë si dhe qytetarë të shpallur në kërkim. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë për aksionin.