“Shqipëria nuk do ishte sot këtu nëse politikanët e korruptuar do ishin hetuar dhe dënuar”

Në shënimin që shoqëron publikimet e sotme gazeta Bild shkruan se Shqipëria nuk do ishte sot këtu nëse politikanët e korruptuar do ishin hetuar dhe dënuar.

“Megjithëse hetuesit shqiptarë e dinin për këto përgjime për vite me radhë, megjithëse gjithçka dëgjohet në përgjime ka ndodhur në të vërtetë dhe dënohet nga ligji shqiptar, ende sot nuk ka asnjë hetim ndaj politikanëve, zyrtarëve apo mafiozëve që dëgjohen në përgjime. Rezultati tani në Shqipëri: Vendit i kanoset një luftë zgjedhore e vërtetë’.

Bild shton se reagimi i Prokurorisë provon që botimet janë të sakta.

‘Qeveria pretendon se BILD është blerë nga opozita, duke shpërndarë gënjeshtra. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi vërtetësinë e përgjimeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016’.

Bild e thotë këtë të mosndëshkimit vetëm për rastin që ka publikuar vetë, por kjo vlen jo vetëm për një palë zgjedhje, as vetëm për një skandal, as vetëm për qeveritarët e sotëm por edhe për çka ndodhur më herët, edhe për ish-qeveritarët.

Cikli i vijuar i mosndëshkimit të atyre që ikin, gënjeshtrat elektorale dhe korruptimi i atyre që vijnë janë shkaqet e situatës së përsëritur ku ndodhet sot Shqipëria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT