VIDEO/ “Kushdo që do të lëvizë do të qëllohet”, komandanti rus rreh brutalisht me shkop ushtarët e tij

Në shumë raste ushtarët e Vladimir Putinit janë gjetur të dehur, duke sulmuar qytetarët, kryer vjedhje e madje edhe kanë shtënë ndaj eprorëve të tyre. Shumica prej tyre thonë se në njësitë e tyre mbretëron një atmosferë kaosi, ku nuk dihet se kush komandon dhe kush zbaton urdhrat.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaqet një komandat i ushtrisë ruse i cili godet me shkop ushtarët që kanë braktisur pikat e tyre të vrojtimit.

Në këtë mënyrë “ai u jepte leksione edukimi”, duke i goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit me shkop.

Gjithashtu dëgjohej duke thënë se kushdo që do të lëvizë që do të qëllohet menjëherë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT