30 Qershori, Meta kërcënoi ambasadorët me mobilizimin e ushtrisë?

Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me trupën diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë.

Gazeta TemA shkruan se Presidenti i ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar zgjedhjet duke i kujtuar se është komandant i forcave të armatosura dhe mund të bëjë ç’të dojë sa i përket kopetencave.

Lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për ta shkarkuar, ai e cilëson grusht shteti duke thënë se do vazhdojë të bëjë thirrje që zgjedhjet mos zhvillohen.

Teksa është ndalur te kriza politike, ai i ka thënë se vendi do të shkojë në konflikt civil, shkruan TemA.

Në tryezën e bisedimeve, Meta u ka vendosur edhe bazën ligjore të vendimit të tij ku pretendon se ka të drejtë për të ç’dekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT