Protestë për rrugën/ Banorët e fshatit Spatharë para bashkisë Librazhd: Vuajmë vetëm për 3 km

Banorët e fshatit Spatharë kanë protestuar sot para Bashkisë së Librazhdit për të kërkuar rrugën e fshatit të tyre.
Nga aksi nacional Librazhd-Prrenjas, rruga e fshatit Spathar është vetëm 3 kilometra, por sipas këtyre banorëve, edhe pse u është premtuar për shumë vite me radhë, asnjë nuk është bërë dhe ata vuajnë vetëm për 3 km rrugë.
Fshati Spatharë ka rreth 600 banorë të cilët sot vuajnë për mungesë të infrastrukturës. Sipas të moshuarve, të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen, pas ky fshat nuk ofron më asnjë mundësi jetese dhe dita ditës, edhe pse shumë afër qytetit, po shkon drejt braktisjes.