“Nëse do flisnim për një të vdekur, gjëja e fundit …”/ Gazetari flet për fatin e Ervis Martinaj

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Shqipëria LIVE” në Top Channel, për të folur për çështjen “Ervis Martinaj” tha se nuk nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë gjallë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ai është gjallë. Pse kjo çështje nuk i ka kaluar SPAK, por merret vetëm me dshminë e Dumanit që është paguar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.

Këto më duken operacione të dështuara, më kujtojnë ato të Niklës, apo dhe Talo Çelës. Nëse do flisnim për një të vdekur, gjëja e fundit ku do kërkonin, do ishte shtëpia e tij. Por me rastin e festave, policia bën kontrolle të tilla, me idenë se kthehen pranë familjes duke kujtuar se policia ul vigjilencën në këto ditë festash. Se ka pasur raste të ngjashme,” tha gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT