Regjisori serb Emir Kusturica: Po të kisha mundësi, do isha te barrikadat në Kosovë

“Nëse do të kisha mundësi do të isha te barrikadat”, kështu është shprehur regjisori i njohur serb Emir Kusturica.
“Njerëzit nuk po protestojnë me qejf, po i kushtojnë vëmendje problemeve të tyre. Kjo nuk është më çështje historike apo emocionale, është çështje mbijetese”, tha regjisori me famë ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që regjisori i njohur shpreh idetë e tij shoviniste dhe ekstremiste.
“Kushdo që ka qoftë edhe një grimë dhembshurie, nuk mund të guxojë të heqë dorë nga njerëzit që vendosin barrikada për të mbrojtur jetën e tyre.
Nëse do të mund të bashkohesha, do ta bëja nga dhembshuria e plotë. Meqenëse jam në listën e personave të padëshiruar për të hyrë në Kosovë, mund të qëndroj pranë tyre vetëm me fjalën time dhe gjithçka që kam bërë”, ka thënë ndër të tjera ai.