Këlliçi hyn në LAGJET E TIRANËS dhe tregon PAMJET: Këto nuk i shohim kurrë në TV, realiteti që duhet të ndryshojmë në 14 maj

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se fokusi i tij pas 14 majit do të jenë lagjet, të cilat nuk ka banor që jeton në kryeqytet të mos ketë hasur të paktën një nga problematikat e shumta që kanë.

Këlliçi thotë se këtë anë të zymtë të Tiranës nuk e shohim asnjëherë në televizion, sipas tij për shkak të propagandës së kryebashkiakut aktual.

Ai ka marrë kamerën dhe ka vendosur të filmojë pamjet në rrugët dhe rrugicat te zona e ish-Parkut, vetëm 1 kilometër larg qendrës. Në pamje dallohen rrugë të paasfaltuara, kosha mbeturinash të tejmbushur si dhe inerte të hedhura vend e pavend.

Mesazhi i Këlliçit dhe video e postuar prej tij:

Tirana që duam TË NDRYSHOJMË!

Pamjet që nuk i shihni asnjëherë në TV sepse propaganda e Veliajt nuk e mundëson asnjëherë. Kjo është Rr. “Stavri Themeli”, tek ish Parku, vetëm 1km larg nga Qendra e Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT