Vuçiç publikon foto gjatë rrugës për në Rashkë: Do ta pranoj vendimin e popullit tonë për barrikadat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije se është nisur për në Rashkë. Ai tha se “cilido qoftë vendimi i popullit serb” për barrikadat, ai do ta pranojë.

“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët nga Kosova dhe Metohia, duke e ditur se ata deri në çlirimin përfundimtar nuk do të kënaqen me asnjë vendim.

Me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, që ruajtëm paqen dhe morëm garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve, çfarëdo që të jetë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, shkroi ai në foton e publikuar në Instagram.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT