A e ka kaluar ushtria serbe kufirin me Kosovën? Çfarë po ndodh në Veri

Korrespondenti i Euronews në Kosovë, Kosovë Gjoci ka raportuar gjendjen në Veri këtë të martë, pas tensioneve të agravuara javët e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjoci tha se trupat e ushtrisë serbe ndodhen shumë pranë kufirit me Kosovën, por që nuk do të mund ta kalojnë atë pasi do të përballen me trupat e KFOR-it.

Ai shtoi se justifikimi i qeverisë serbe për dislokimin e trupave në veri të Kosovës, lidhet me mbrojtjen e serbëve në rast të një sulmi nga Kosova, hipotezë e cila sipas tij nuk ekziston.

“Ndodhen vetëm afër kufirit se për tu futur në zonë sigurisht që do të ketë të tjera zhvillime. Pasi dihet se në raste të tilla KFOR-i është i detyruar të përgjigjet ndaj një lëvizjeje të tillë nga ana e ushtrisë serbe. Megjithatë ata kanë vendosur aty njësitë ushtarake duke thënë se po e bëjnë pasi zoti Kurti është përgjigjur se do të sulmojë serbët në Veri.

Gjë e cila nuk qëndron pasi zoti Kurti është shfaqur i durueshëm dhe pret se çfarë do të bëjnë KFOR dhe EULEX për heqjen e barrikadave”, tha Gjoci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT