“Mitrovicën s’e japim”, pas Tiranës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestë para ambasadës serbe në Shkup

Shqiptarët e Maqedonisë kanë njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojnë një protestë paqësore para ambasadës serbe në Shkup. Tubimi do të mbahet si shenjë proteste kundër qasjes agresive të serbëve në veri të Kosovës, ku së fundmi situata atje ka qenë e tensionuar.

“Të gjithë shoqatat dhe organizatat legale në M. e Veriut, të gjithë partitë politike në vend të ftojnë anëtarësinë e tyre për të marrë pjesë në protestën paqësore nesër para ambasadës të Serbisë në Shkup.Të protestojmë sot, që të shmanget më e keqja nesër.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë një ditë më parë para ambasadës serbe në Tiranë u mbajt një protestë paqësore, e cila mori shkas nga tensionet dhe shpërthimet që kanë ndodhur së fundi në veri, Mitrovicë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT