“Ai drejtor qelbësirë nuk më ofroi punë në Teatër”, Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Ky është një budallëk me brirë, i dhashë rol te “Tri motrat”

Regjizori Hervin Çuli ditën e sotme i është përgjigjur aktorit Bujar Asqeriu i cili disa ditë më parë e akuzoi se nuk i kishte dhënë asnjë shfaqje për shkak të qëndrimeve të tij kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Çuli tha se rolet i ndajnë regjizorët dhe jo ai kur ka qenë Drejtor i Teatrit, teksa shtoi se nuk ka sot asnjë regjizor që të thotë se ka marrë urdhër nga Drejtori për të mos i dhënë rol një aktori.
Më tej regjisori tregoi se aktorit i kishte dhënë rol te “Tri motrat”.
“Kjo është një budallallëk me brirë. Nuk mund ta lë unë 4 vjet pa punë se 3 vite kanë qenë pandemi. Personazhi në fjalë duhet trajtuar pak ndryshe, është një absurditet me brirë. Unë nuk censuroj njeri se rolet i ndajnë regjizorët. Unë i kam dhënë rol tani në fund te “tri motrat”. Kur njeriu shkon në patologjinë që duhet të nxjerrë vrer, është absurditet. Ky është Big Brother, nga tema kryesore që është shqetësimi më i madh qytetar, portalet do të merren me çfarë thashë unë për filan aktor. Jo ai, po kushdo qoftë të dalë me një fakt në dorë dhe të thotë “filan regjizor më ka thënë që Drejtori i Teatrit Kombëtar ka dhënë urdhër që nuk do kesh rol”, tha ai për News24.