Ish-Presidenti: Mos prisni përplasje, Presidenti ka tagrin kushtetues ta shpërndajë Parlamentin

Mbrëmjen e kësaj të hëne, ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ftuar në “A show”  nga Adi krasta në News24, foli në lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Nishani tha:

“E konsideroj përdorimin e termit çdekretim që vjen nga politika jo nga media si një term spekulativ për të krijuar një kakofoni në interpretime dhe në krijimin e perceptimeve të qytetarëve. Presidenti i Republikës ka bërë një shfuqizim të një dekreti të tij, pra ka nxjerrë një dekret me të cilin shfuqizon një dekret të tijin të mëparshëm, çka e kanë bërë disa presidentë të mëparshëm, përfshirë edhe mua.

Tani dëgjoj prapë në mënyrë spekulative që të thonë shiko se ata presidentët e mëparshëm e kanë bërë me konsensusin e partive politike. Ky është një qëndrim kontrovers. Çdo të thotë që kryetarët e partive paskan të drejtë që të japin konsensusin që Presidenti me lejen e tyre ta shkelë Kushtetutën, ndërsa Presidenti me iniciativën e tij nuk mund të bëjë një shfuqizim?! Tani o ka shkelje Kushtetute o nuk ka shkelje Kushtetute”.

Për 30 qershorin, Nishani theksoi se qëndron si një datë që provokon shumë përplasje sociale, duke nënvizuar:

“Askush të mos presë se shqiptarët do përplasen me njeri-tjetrin por qëndron si një provokim dhe prerogativ i rrezikshëm për të krijuar përplasje mes qytetarëve dhe personave apo institucioneve që tashmë janë në ilegjitimitet. provokim i panevojshëm”.

Në lidhje me një veprim të munshëm të presidentit Meta, si shpërndarja e parlamentit, Nishani u shpreh:

“Së pari shpërndarja e parlamentit nga presidentit është interpretimit kushtetues. Presidenti ka tagrin kushtetues. Sot kemi një parlament që nuk përmbush kushtin kushtetues të pasjes së 140 deputetëve, që të jetë legjitim. Presidenti ka më pak se 140 deputetë. Dhe të ishte 139 do ishte ilegjitim. Duhet të ketë 140 deputetë, është shpjegim eksplicit i Kushtetutës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT