Shefi NASA-s paralajmëron: Kina mund të pretendojë se Hëna është territori i saj, të sigurohemi që…

Shtetet e Bashkuara janë në garën hapësinore dhe ekziston rreziku që Kina të pretendojë se Hëna është territori i saj, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.
Siç tha Nelson, amerikanët ?më mirë të kenë kujdes? që Kina, duke përdorur justifikimin e kërkimit shkencor, të mos përfundojë me një bazë në Hënë.
Ai ka frikë se përfaqësuesit kinezë do të thonë: ?Rrini larg këtij vendi, ne jemi këtu, ky është territori ynë?.
Nelson shpreson se amerikanët do të arrijnë në Hënë më shpejt, por ai theksoi se data e zbarkimit kinez po ?po afrohet gjithnjë e më shumë?, raporton Politico.
Nelson theksoi se SHBA-ja tashmë po konkurron me Kinën në këtë industri.
?Më mirë të sigurohemi që ata të mos arrijnë në disa nga zonat më të pasura të burimeve së pari nën maskën e kërkimit shkencor,? tha ai, duke lënë të kuptohet se pasi kishte fituar një terren, Kina nuk do t?i lejonte amerikanët në territoret ?e tyre? hënore.