Abazoviç: Kam marrëdhënie shumë miqësore me Vuçiç, akuzat se ai ndërhyn në politikën e Malit të Zi janë të ekzagjeruara

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se ka marrëdhënie tepër miqësore me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai ka hedhur poshtë dhe akuzat e bëra ndaj tij, se Vuçiç po lejohej të ushtronte ndikim në politikat e brendshme të Malit të Zi.
“Unë jam sulmuar vazhdimisht me pretendimet se Vuçiç po menaxhon diçka këtu, unë i refuzoj gjëra të tilla, i konsideroj joserioze”. Marrëdhënia ime me Vuçiçin është shumë korrekte, miqësore”, ka thënë Abazoviç në një intervistë për Vijesti.
Ai shtoi se marrëdhëniet e tij me njerëzit e tjerë në rajon janë të njëjta dhe se nuk ka ndërprerje në komunikim me asnjë kryeministër apo president.
“Unë mendoj se është detyrë e kryeministrit të Malit të Zi, kushdo qoftë ai, të trashëgojë marrëdhënie të mira me njerëzit në rajon. “A na pëlqen ndonjë opsion politik në rajon, nuk është çështja jonë dhe është çështje e qytetarëve tanë”, tha Abazoviç.