Kushtetuesja pranon padinë e PD-së, Zhupa: Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin!

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e Partisë Demokratike për koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Lajmin e bën të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa.

Pas depozitimit të padisë në nëntor të vitit që shkoi Zhupa është shprehur se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për koncesionin, pasi sipas saj do të krijonte dëme të parikuperueshme.

Tashmë Kushtetuesja i ka ftuar të gjitha palët që të sjellin argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet edhe seance publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT