“I vdes qytetarja në zyrë dhe tundet e shkundet në takimin festiv”, postimi i kryebashkiakes së Lushnjes nxjerr bllof Sali Berishën

Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme për ngjarjen ku 48-vjeçarja Shpresa Cani ndërroi jetë në ambjentet e bashkisë Lushnje në datë 28 nëntor.

Duke postuar një denoncim nga ”qytetari digjital”, Berisha ka shënjestruar kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla.

Berisha shkruan se kryebashkiakja Sefa ka shkuar të festojë me Ballën dhe të rinjtë e FRESH Lushnje, disa orë pasi në Bashki kishte ndërruar jetë 48-vjecarja.

“Çnjerëzi ekstreme! Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike. Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.”– shkruan Berisha.

Mirëpo mjafton një verifikim i thjeshtë ne profilin e kryebashkiakes Eriselda Sefa për të nxjerr “bllof” postimin e Berishës për të cilin i referohet si zakonisht, “qytetarit dixhital”.

Aktiviteti në fakt është bërë të martën më 27 dhjetor pasdite, dhe pak vonë më kryebashkiakja e Lushnjes e ka postuar në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram.

Në fakt këtë herë Berisha dhe qytetari i tij dixhital i janë referuar një postimi i Taulant Ballës, i cili e ka postuar festën me të rinjte 24 orë më vonë në profilin e tij.

Ky nuk është rasti i parë që kryedemokrati Berisha publikon denoncime të ndryshme nga qytetari digjital të cilat kanë rezultuar “fake”, madje ne disa raste Berisha i ka fshirë postimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT