Tani morëm Sylvinhon, por zbulohet trajneri i madh që donte Duka për Kombëtaren por nuk u gjet gjuha e përbashkët

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho është trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Lajmi është zyrtarizuar tashmë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

Që aps përfundimit të kontratës së Rejës në fund të nëntorit, FSHF nisi bisedimet me shumë trajnerë të huaj, emra të njohur dhe të panjohur.

Dëshira e madhe e Dukës ka qenë gjermani Felix Magath, një trajner me shumë eksperiencë, i cili ishte gati të vinte te Shqipëria, por në fund nuk u gjet gjuha e përbashkët mes palëve.

Nga ajo që mësojmë rroga e kërkuar nga 69-vjecari ka qenë shumë e majme për FSHF-në, gjithashtu ai ka kërkuar dhe kontrate afatgjatë.

Ndërkohë që FSHF i ka ofruar një kontratë 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024, ashtu sic ka vepruar me brazilianin Sylvinho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT