Vladika Joanikije i Malit të Zi ankohet: Qeveria malazeze po punon për ‘Shqipërinë e Madhe’

Peshkopi i Niksicit e Budimljes tha se projektligji mbi lirinë e religjionit e besimit dhe statusin e bashkësive fetare është provë që të krijohet precedan që do të shërbente si model pastaj për Kosovën për të zaptuar shenjtëritë serbe dhe të i shkruhen ‘Shqipërisë së Madhe’, transmeton Gazeta Metro.
Qeveria e Malit të Zi dhe kisha ortodokse janë në konflikt mes vete për shkak të ligjit të ri. Ka reaguar edhe presidenti malazez Milo Djukanovic, i cili tha se nuk ka të privilegjuar në Mal të Zi me mantele e pa të.
Vladika Joanikije gjatë liturgjisë se djeshme të cilën e mbajti në kishën e Svete Trojice në fshatin Police, ku tha se synimi është që të krijohet precedan, që Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj ta marrin si model e ti kapin të gjitha shenjtëritë serbe në Kosovë e të i bartin ‘Shqipërisë së Madhe’.
Peshkopi Joanikije shtoi “kështu qëndron puna, vëllezër e motra, punojnë bashkë, po shohim qartë”. Ai shtoi se për këto fjalë është i gatshëm të përgjigjet kudo e kurdo. E nëse nuk ka të drejtë do të përgjigjet shtoi Vladika Joanikije.
Peshkopi Joanikije shto se ajo çka po ndodh tani nuk është vetëm plaçkë e tempujve dhe pronave kishtare por sulm ndaj vet ortodoksisë. Ai shtoi se kanë mbajtur fenë në kohë paqeje e lufte dhe do të vazhdojnë.