Erion Braçe i shqetësuar për mungesën e reshjeve të shiut: Mbetën tokat pa vaditur

Erion Braçe shprehet i shqetësuar, për mungesën e reshjeve të shiut.

Braçe thotë se nuk ka bujqësi pa ujë dhe nuk ka asnjë plan për vaditje nëse thatësira godet lumenjtë dhe rezervuaret e mëdhenj.

Reagimi i plotë:

Kur do bëhemi gati?

Dimri është shtyrë, nuk ka ikur!

Kur do behemi gati?

1. Per motin e ngrohte e pa rreshje, debore vecnerisht, shiu gjithashtu; impaktin e munguar të tyre;

Deri tani ne buxhet kemi parate per energjine e domosdoshme ne kushtet e thatesires, nevojen per energji.

Por impakti ne bujqesi eshte kolosal;

Bujqesi pa ujë nuk ka dhe nuk kemi asnje plan per vaditjen nese thatesira godet lumenjte e rezervuaret e medhenj;

Bujqesi pa cikle nuk ka dhe ky mot po kthen ne kaos ciklet e prodhimeve ne fushe te hapur, po godet pemetarine gjithashtu dhe, nuk kemi asnje plan per te informuar bujqit, folur me ta, orientuar bujqit e grumbulluesit, ribere planet e eksportit e tregtise.

Nderkohe, dimri nuk ishte ky, nuk po mbaron, eshte shtyre ne kohe, me ngjarje ekstreme, rreshje te medha si bomba debore e shiu qe shkaterrojne pa mase, infrastruktura publike e private, bujqesi e blegtori, ulin temperatura, ngrijne, bllokojne, nxjerrin jashte pune infrastruktura bazike-uje e energji, rrjete te tregtimit te ushqimeve e ilaceve, semurin dhe ne duhet te kemi plane te qarte me veprime te automatizuara qe ndihmojne njerezit, kudo dhe kurdo!

Anormalja që po ndodh, do jetë normale, e përhershme shpejt për shkak të klimës që po ndryshon. Ne duhet të ndryshojmë, të përshtatemi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT