Kosova e vogël që ka shumë për të parë, bërë dhe zbuluar: 6 vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Kosova është një vend i mrekullueshëm dhe ka shumë për të vizituar, parë, bërë dhe zbuluar. Ecni në disa nga malet më të mira të Evropës, eksploroni disa prej qyteteve më të bukura dhe mikpritëse në botë dhe shihni disa nga vendet më të mira historike të kontinenteve, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse një vend shumë i vogël, Kosova ka bukuri mahnitëse që të duhet kohë e gjatë për t’i shijuar e për t’i kujtuar. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë disa nga këto vende mahnitëse:

Bifurkacioni në Ferizaj


Lumi i Nerodimës buron në Bjeshkët e Jezercit, (një fshat në afërsi të Ferizajt) dhe ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa ajo jugore përmes lumit Lepenc dhe Vardarit derdhet në Detin Egje.

Shpella e mermertë, Gadime

Shpella e Mermertë, apo siç njihet ndryshe edhe “Shpella e Gadimës”, për shkak të vendit ku ndodhet, në fshatin Gadimes të Komunës së Lipjanit, është e gjatë 1500 metra, mirëpo për vizitorët është e lejuar 1300 metra. Brenda shpellës gjendet Kati i Mesëm që është për vizitorë, Kati Nënujor dhe Kati i Sipërm. Gjatë verës temperatura në shpellë janë konstante, 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Brenda saj gjendet edhe liqeni i gjatë 15- 25 metra, duke e bërë edhe më atraktiv këtë pikë shumë të bukur turistike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Mali Gjeravica

Ky është mali më i lartë në Kosovë. Është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna dhe ka një lartësi prej 2656 metra mbi nivelin e detit. Qyteti më i afërt është Deçani, në të cilin mund të shkohet me autobus nga Prishtina apo Prizreni. Hiking është natyrisht aktiviteti kryesor për të bërë në Malin Gjeravica. Ecja deri te maja zgjat rreth 8 orë dhe është 11 km e gjatë. Edhe pse merr kohë nuk është shumë e vështirë ngjitja dhe kështu është e rekomanduar edhe për fillestar të ecje malore.

Mali i Lubotenit

Luboteni shtrihet në kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë dhe ka një lartësi prej 8,196 ft. Pika është e izoluar nga pjesa tjetër e maleve Sharr, duke i dhënë asaj një sy tërheqës dhe paraqitje imponuese. Ky është një destinacion i njohur për hiking. Pranë pikës qëndron Liqeni i Livadhit i cili konsiderohet të jetë një nga liqenet më të bukura në Ballkan.

Gjakova

Disa thonë se nata në Gjakovë është më e mira në Ballkan, Aty ka dy pika më të frekuentuara. Çarshia e Vogël e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe është më e shtrenjtë dhe  Çarshia e Vjetër që është më e lirë, por ka cilësi më të madhe.

Në këto dy pika do të gjeni do të gjeni dhjetëra kafene, bare dhe klube të zëna. Vendasit janë miqësorë dhe mikpritës, birrat janë të lira dhe të ftohta. Nëse ju pëlqen muzika live atëherë keni DJ dhe këngëtarë të cilët përformojnë çdo të premte dhe të shtune.

Kalaja e Prizrenit

Prizreni ka një bagazh të madh historie pas, prej nga është shkruar një pjesë e madhe e historisë shqiptare.
Lidhja e Prizrenit është ajo e para që na vije ndërmend sa herë që përmendet ky qytet në pjesën jug-perendimore të Kosovës, por përveç kësaj shtëpie historike edhe Kalaja e Prizrenit është fortesa e qendrushmërisë së këtij vendi.

Kalaja e Prizrenit është simboli i qytetit dhe një element shumë i rëndësishëm në identitetin kulturor të Kosovës. Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja i ka fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Si kala kjo ka funksionuar deri në vitin 1912./gazetametro.ne

Back to top button
LAJMET E FUNDIT