“Kemi satelitë, por asnjë vagon treni”, ironia e analistit: Si ata që blinin Benz dhe flinin në minder…

Analisti Edvin Kulluri ka ironizuar mungesën e një hekurudhe funksionale në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga nisja e dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 në hapësirë, në Facebook Kulluri shkruan:

“Me gjithëse nuk kemi asnjë vagon treni për në Durrës, nga dje kemi dy satelitë”.

Më tej, duke replikuar me komentuesit, Kulluri vijon:

“Konstatimi nuk është sharje. Fakti është që satelitët janë një gjë pa kuptim kur s’ke akoma një tren. Wshtë si ata që blenin Benz me 0 kilometra dhe flinin në minder në mesin e viteve 90”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT